Donald Lu para largimit nga Shqipëria flet për ‘pengun’ e tij

0
319

Diplomati amerikan Donald Lu, në ikje nga Shqipëria rrëfeu sonte për emisionin “Real Story”, historinë e tij të rrugëtimit në Shqipëri.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla se cili është dështimi më i madh në këto tre vite e tetë muaj në këtë vend?

“Nuk do të thosha është një dështim, por është diçka ende e papërfunduar. Kam folur çdo javë mbi gjuetinë për peshqit e mëdhenj dhe dua ende të flas sepse është vërtet e rëndësishme për popullin shqiptar”.

Por gazetari Balla e ngacmoj zotin Lu duke i përmendur dhe një element të veshjes së tij, pikërisht peshqit në çorapet e tij. Duke e anashkaluar këtë detaj, Donald Lu është “ngushëlluar” me disa arrestime trafikantësh shqiptarë, jashtë Shqipërisë

“Vesha çorapet e mia të posaçme që t’i shihni. Është me rëndësi për popullin shqiptar që të dijë se qeveria e tyre, policia e tyre, prokuroria e tyre janë vërtet seriozë për luftën kundër krimit të organizuar. Pata një bisedë shumë të mirë me drejtorin e përgjithshëm të policisë Ardi Veliu javën e shkuar. Kanë punuar shumë fort së bashku me prokurorët për të ngritur Task-Forcën për forcën e ligjit. Po punojnë sot shumë ngushtë me ligj-zbatues amerikanë, gjermanë, Italianë, francezë, grekë, spanjollë dhe kjo ka çuar në suksese reale. Kemi parë arrestimin e Arbër Çekaj, arrestimin e Met Kananit; janë dy trafikantë droge të arrestuar në Spanjë. Vetëm këtë javë pamë trafikantë të arrestuar në Itali dhe Gjermani. Kjo është e rëndësishme por duhet të jetë vetëm fillimi. Ka shumë më tepër punë për të bërë dhe më vjen pak keq së nuk do të kem mundësi të jem këtu për t’i parë gjithë rezultatet e asaj pune”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here