Berisha: Pa rrëzuar Ramën, opozita s’duhet të futet në zgjedhje

0
188

Ish-kryeministri Berisha në studion e “Opinion” ka folur për opozitën e Bashës, duke treguar se çfarë do bënte ai po të ishte në krye të PD sot. Berisha u shpreh se të gjitha mjetet  janë të lejueshme për të rrëzuar Ramën nga pushteti, duke përmendur dhe  termin grusht shteti. Po ashtu tha se nuk opozita nuk mund të hyj në zgjedhje pa rrëzuar Ramën nga pushteti, duke thënë se nuk duhet të hyj në zgjedhje.

 

“Nuk mund ta krahasoj me opozitën time, nuk mund ti thuash tjetrit që të ketë imitimin tënd. A ka bërë opozitë, pa diskutim që ka bërë dhe  shumë të fortë. Po të ishte mua do bëja çdo gjë për ti hequr patkonjtë Ramës.  Në kushte të grushtit të shtetit  janë të gjitha mjetet të lejueshme”

Dhe armët?

 

Nuk e çon punën deri tek arma Rama se është frikacakë.

 

Duhet të hyj në zgjedhje opozita?

 

Duhet ta rrëzojë me çdo kusht  ta rrëzojë Edi Ramën.

 

Rrëzimi bëhet me zgjedhje?

 

Është vetëvrasje për opozitën nëse hyn në zgjedhje pa rrëzuar Edi Ramën.

 

A jeni për një marrëveshje për një bashkëqeverisje?

 

Absolutisht që jo, opozita duhet të kthej votën tek populli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here