Zbulohen detaje/ Luan Rama: “Paradokset” e një seminari!…

0

Zëvendës kryetari i LIS-së Luan Rama ka zbuluar detaje lidhur me seminarin me vendet e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar në Londër, ku ka marrë pjesë bashkë me deputetë të tjerë.

Loading...

Ai zgjedh një pjesë të fjalimit në këtë seminar të tij për të treguar dy paradokset e Ballkanit Perëndimor.

I pari ka të bëjë me praninë e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe shprehjen e ëndrrës së tyre për të qenë pjesë e BE në një vend që ka dalë nga BE. Ndërsa i dyti me faktin që 4 vende të Ballkanit Perëndimor të pranishme, janë pjesë e NATO-s por rajoni vazhdon të jetë problematik për disa arsye.

STATUSI I LUAN RAMËS

“Paradokset” e një seminari!…

Në seminarin për Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar dhe që po zhvillohet në Londër, ku marrin pjesë deputetë nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë, dhe natyrisht, edhe të Parlamentit Britanik, duke e marrë fjalën në një nga seancat, theksova dy paradokse:

Paradoksi i parë: të gjithë delegacionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, flasin për anëtarësimin në Bashkimin Europian si ëndrrën e tyre të madhe e të pa realizuar, ndërkohë që e bëjnë këtë në Londër, në parlamentin e një vendi që ka vendosur të dalë nga BE dhe është në atë që njihet si procesi BREXIT!

Paradoksi i dytë: nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në seminar marrin pjesë katër vende anëtare të NATO-s; Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Mali i Zi, e ndërkaq, rajoni vazhdon të jetë problematik për sigurinë, për krimin e organizuar, për trafiqet dhe korrupsionin!
Retorikë! Dhe BE nga ana tjetër në krizë lidershipi, që me Procesin e Berlinit krijoi një “ishull shprese”, ku janë ankoruar përkohësisht vendet e Ballkanit Perëndimor!

Loading...

Lini nje pergjigje