Roza Lati tregon sa paguhet nga Instagrami

0

Roza Lati së fundmi e ka çmendur rrjetin me publikimin e disa fotove provokuese ku shfaqet topless, e veshur me geta dhe taka dhe flokë të zeza teksa pozon me qenin e saj. Moderatorja e pyetur për përfitimet që ka nga këto foto tregoi se sa paguhet për postimet në Instagram.

Pak kohë më parë Roza postoi në rrjete sociale një zarf me 1 mijë euro ku shprehej se ishte paguar për një ditë pune. Roza tregoi sot se zarfi ishte pagesa që kishte marrë atë ditë për postimet për një firmë të njohur.

“Këto janë përfitimet që unë kam nga Instagrami. Kjo është pagesa që kam marrë për këtë ditë pas bashkëpunimit me një firmë të njohur. Unë jam duke bërë lekë me këtë zhveshjen time. Këtë gjë po bëjnë të gjitha imazhet gjatë vitit 2018”, u shpreh Roza.

 

Lini nje pergjigje