Përkujtimi i 20-vjetorit/ Presidenti Meta: “Hajdari një figurë epokale, shembull për rininë e sotme”

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga një status ne Facebook shkruan per nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit.

Loading...

“Kjo figurë na fton sot për të kuptuar se demokracia nuk vjen si dhuratë por na fton për të guxuar sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër”:  shkruan Presidenti

STATUSI I PLOTE:

Përkujtimi i 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Azem Hajdarit është një ngjarje që na fton të gjithëve, jo vetëm të kujtojmë këtë figurë epokale por edhe të reflektojmë për të ardhmen, veçanërisht për realizimin e ëndrrës së tij: Shqipëria si gjithë Europa!
Gjurmët që la Azemi në historinë e kombit, me kurajon, guximin e veprën e tij janë të përjetshme.
Shembulli i tij uroj të gjenerojë një angazhim më të madh tek rinia e sotme, që me shpirtin e lirë, energjinë e kurajon e saj, të udhëheqë proceset për europianizimin e plotë të vendit.
Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Demokracia kërkon guxim për t’u fituar dhe guxim për t’u mbrojtur çdo ditë nga autoritarizmi

Loading...

Lini nje pergjigje