Panariti: Të godasim”xhuxhet” dhe tu spastrojme udhen “gjigandeve “

0

Deputeti i LSI Edmond Panariti permes nje postimi ne facebook shkruan se nen pretekstin e zbatimit te standarteve, kritereve, normave, direktivave, “stekat” po ngrihen dhe mbahen lart për të goditur sipermarrjen e vogël dhe po nxirret ajo jashtë loje.

Postimi i plotë: 

Nen pretekstin e zbatimit te standarteve, kritereve, normave, direktivave, “stekat” po ngrihen dhe mbahen lart për të goditur sipermarrjen e vogël dhe po nxirret ajo jashtë loje. Të godasim”xhuxhet” dhe tu spastrojme udhen “gjigandeve “!! Kjo lexohet qartë dhe është e programuar. Po favorizohen vetëm nje grusht sipermarresish te medhej!! Ky është një kapitalizem “crony” klientelist, tipik për regjime autoritare!! . “Crony”, janë latifondistet, koncesionaret, perdoruesit e burimeve, fondeve, eksluziviteteve, lehtesirave, zonave te lira etj. Te tjeret rrijne dhe veshtrojne, sepse nuk janë “konkurues” nuk janë aq shtatlarte per stekat oligarkike. Prandaj rrudhja dhe shtypja e te vegjelve dhe e te pamundurve, është drama e ekonomisë tone dhe ushqimi i deshperimit dhe i braktisjes se vendit. Keshtu eshte kur dy perqind zoterojne 70% te pasurive publike të këtij vendi . Prandaj i pasuri pasurohet, i varferi varferohet dhe vendi destabilizohet!!

Lini nje pergjigje