Mustafaj: “Vendi po shkon keq i dashur Azem, ëndrrat kanë ngecur”

0
188

Vendi po shkon keq i dashur Azem!” Me të tillë kushtim e ka nisur fjalën sot, publicisti i njohur Besnik Mustafaj, në simpoziumin kushtuar liderit të demokracisë, Azem Hajdarit, në 20-vjetorin e vrasjes së tij.

“Ëndrra për Shqipërinë si gjithë Europa ka ngecur. – tha më tej Mustafaj, në një letër imagjinare drejtuar Hajdarit. –  Krimi i organizuar figuron si federatë kartelesh. Krimi i organizuar ka kapur shtetin. Shqiptarët i ka pushtuar dëshpërimi, një dëshpërim i ngjashëm me atë të 1991. Sot do t’i thosha Azemit se pasoi një vit i stuhishëm në 91. Kësaj here dëshpërimi duket shumë i thellë.

Shqiptarët e kanë humbur shpresën në Atdheun e tyre dhe duan të ikin jashtë. PD nuk është aty ku historia e kërkon dhe ku do e donte Azemi. Ka shumë të rinj në moshën e Azemit, që i besojnë atij dhe frymëzohen nga ai”, theksoi shkrimtari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here