Meta përkujton Azem Hajdarin: “Demokracia na fton për të guxuar sepse tolerimi më i vogël…”

0

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim sot në simpoziumin në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdarit, mbajtur në ditën kur mbushen 20 vjet nga vrasja e tij.

Loading...

Meta tha se “kjo figurë na fton sot për të kuptuar se demokracia nuk vjen si dhuratë por na fton për të guxuar sepse tolerimi më i vogël i shkeljeve të të drejtave të njeriut çon në një avancim të autoritarizmit edhe më të madh nesër.

Populli ynë ka vuajtur shumë nga ushtrimi i pushtetit dhe autoritarizmit dhe duhet që shembulli i tij të gjenerojë edhe një angazhim më të madh të rinjve që kërkojnë shanse më shumë, të drejta më shumë dhe të luftojnë për demokraci e besoj se e kanë shumë të të lehtë se ç’e ka pasur Azemi 28 vite më parë.

Dua të theksoj se Azem Hajdari është një figurë epokale që ka dhënë një mesazh ta pavdekshëm për shqiptarët kudo që janë se demokracia kërkon guxim”.

VIDEO NGA SIMPOZIUMI I ORGANIZUAR NGA PD:

 

Loading...

Lini nje pergjigje