Mehmetaj: Ligji korruptiv i Teatrit Kombëtar, sa marrëzi aq dhe qesharak

0

Deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj permes nje postimi ne facebook shkruan  qe deklaratat e mazhorances mbi ligjin korruptiv të Teatrit Kombëtar, jane aq sa marrina aq dhe qesharake.

Postimi i plotë:

Lexoja deklaratat e sotme të mazhorancës mbi ligjin korruptiv të Teatrit Kombëtar.

Nuk po di më të ndaj marrinë nga qesharakja.

Vërtet mendojnë “këta” se mund të tallen kështu me shqiptarët? Mirë se duan të përfitojnë miliona euro në kurriz të pronës tonë publike… Mirë se po bëjnë çmos të shkatërrojnë identitetin tonë kombëtar… Tani duan të na bëjnë edhe për budallenj.

Teatri është I shqiptarëve dhe do të mbetet I shqiptarëve me çdo kusht.

Lini nje pergjigje