Këngëtari i jep lamtumirën muzikës: Nuk këndoj më

0
180

Al Bano Carrisi nuk do të këndojë më. Këngëtari italian konfirmon largimin e tij nga muzika raportojë mediat vendase. Në një intervistë në emisionin, ‘Mattino Cinque” ai ka thënë se nga data 1 janar 2019 nuk do të këndojë më.

“Po është e vërtetë që prej datës 1 janar do të ndaloj së kënduari”- ka thënë 75-vjeçari. 31 dhjetori do të jetë data e fundit e koncertit të tij. Shkaku i largimit të tij janë bërë sëmundjet. Në vitin 2017 këngëtari i njohur italian u godit nga një atak në zemër dhe nga ishemia.

Pesëdhjetë e tre vjet karrierë, një jetë me “trëndafila dhe gjemba”, “Di rose e di spine” si titulli i diskut të tij të fundit dhe një vit që filloi me emocione të forta, pas skualifikimit nga finalja e Sanremos. Kujtojmë që pas divorcit nga bashkëshortja Romina Power, Al Bano u martua Loredana Lecciso-n 26 vjeçe më të re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here