Era Istrefi nominohet për çmimin ndërkombëtar “BreakTudo Awards 2018”

0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Era Istrefi çdo ditë e më shumë po e dëshmon që 2018-ta ishte viti i saj.

Pas performancës që pati në finalen e Kupës së Botës, artistja publikoi edhe dy projekte të shoqëruara me videoklip, atë “Prisoner” si dhe “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens.
Kështu këto këngë, bënë që Era të nominohet në “BreakTudo Awards 2018”, në kategorinë e “International New Artist” ( Artisti i ri ndërkombëtar).

Nominimi i këngëtares në këtë kategori është bërë publik në faqen zyrtare të këtij kompeticioni, votimet e të cilit do të zgjasin deri në datën 15 tetor.
Në këtë kategori, këngëtarja ka si rivale edhe artisten me famë botërore SZA.

 

Lini nje pergjigje