BE eleminon emigracionin e paligjshëm, 10 mijë policë të rinj për të ndaluar…

0
202

BE ka në plan të dërgojë 10 mijë roje kufitare më shumë për të luftuar emigracionin e paligjshëm deri në vitin 2020.

Deklarata është bërë nga presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker në fjalimin e tij vjetor.

Ai bëri thirrje për më shumë solidarititet, sesa për ‘zgjidhje ad-hoc’, për njerëzit në anijet e emigrantëve.

Fjalimi i tij gjithashtu trajtoi çështjet e tjera të rëndësishme të rajonit, populizimit, terrorizmit dhe Brexit. Këto janë 12 muajt e fundit të Juncker në rolin e tij.

Ai gjithashtu propozoi një aleancë të re Afrikano-Evropiane, bazuar në bashkëpunim dhe jo në bamirësi duke çuar në një marrëveshje të tregtisë së lirë me kontinenteve.

Ai rekomandoi që euro të përdoret më strategjikisht si monedha më e madhe pas dollarit.

Dhe ai bëri thirrje për udhëheqje të fortë në Brexit.

‘Mbretëria e Bashkuar nuk do të jetë kurrë një vend i tretë i zakonshëm për ne’,  tha ai.

Zgjedhjet e ardhshme në parlamentin europian pritet të mbahen në fund të majit të vitit të ardhshëm.

Juncker tha se BE-ja duhej të ishte e sigurtë nga kërcënimet e shumta me të cilat është përballur, shkruan BBC.

‘Ne nuk do të militarizojmë Bashkimin Evropian. Ajo që duam është që të bëhemi më autonomë dhe të jetojmë në përgjegjësitë tona globale’, tha ai.

‘Vetëm një Evropë e fortë dhe e bashkuar mund të mbrojë qytetarët tanë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, nga terrorizmi te ndryshimet klimatike’./tvklan

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here