Artan Shkreli e thotë haptazi: Kur më japin poste nuk flas aman nese jo atëherë..

0

Aktualisht Artan Shkreli është Zv. Ministri i Energjetikës e Infrastrukturës, një post i lartë ky shtetëror dhe mjaft i lakmuar nga shumëkush.

Por përpara se Rilindja ti jepte një copë në tepsinë e vetë, ai ka qenë mjaft njohur për aktivizimin e tij të fortë, në shoqërinë civile, veçanërisht në lidhje me problematikat që kanë të bëjnë me ekspertizën e tij si arkitekt, siç janë mbrojtja e trashëgimisë historike e kulturore, apo mjedisi.

Në kohën kur Edi Rama ishte në opozitë, Shkreli së bashku me Artan Lamen dhe një shpurë intelektualësh të tjerë që sot kanë poste të lakmueshme ose marrin “punë” nga projektet qeveritare, bërtisnin për çdo qerpiç të Tiranës apo kangjellë te presidenta. që prishej.

Tani që kanë poste shtetërore, janë zhdukur nga “qarkullimi” edhe për krime madhore ndaj trashëgimisë siç ishte  ai i Velierës në Durrës, Butrintit dhe së fundmi, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar.

I pyetur në lidhje me “heshtjen” e tij pikërisht në këto vite të fundit që ai mban poste të larta shtetërore, gjatë një bashkëbisedimi me studentët e UET është përgjigjur se në pozitën e një nëpunësi publik, “nuk mund të jesh edhe mi edhe zog njëkohësisht. Duke lënë kështu të kuptohet se më mirë një “mi” që përfiton nga benefitet e karriges qeveritare, se sa “zog i lirë”, që thua të vërtetat dhe mbron interesin publik.

“Në momentin që kemi marrë një detyrë shtetërore, për arsye të etikës së nëpunësit nuk mundet dot të jesh “lakuriq nate”, të jesh edhe mi edhe zog. Ose do bëhesh nëpunës shtetëror dhe do jesh përgjegjës për detyrën që mbulon, me përgjegjësinë e lartë, ose përkundrazi do bësh kritikun e politikave të qeverisë nga jashtë duke u munduar që të sensibilizosh sa më tepër opinionin publik por edhe qeverinë për këto gjëra.”, ju dha leksion studentëve Shkreli, për mënyrën se si duhet të veprojnë “kur të rriten” nëse ndodhen mes dilemës ; mi apo zog.

Ai ka folur pasi u pyet, edhe për qëndrimin e tij “asnjanës” në lidhje me çështjen e shumëpërfolur të këto kohëve, atë të Teatrit Kombëtar. Artan Shkreli e argumentoi këtë qëndrim në të njëjtën mënyrë, duke u shprehur se pozita e tij si nëpunës shtetëror e “detyron” t’i shohë çështjet, në një tjetër këndvështrim nga ai kur nuk kishte post.

“Nëse unë do të isha sot në ato kushtet e një njeriu të shoqërisë civile, unë me papërgjegjshmërinë e ligjshme që i takon një njeriu në atë pozicion, do thoja ‘gjeni lekët ku të doni, restauroni këtë teatër që është’. Unë këtë nuk e them dot në pozicionin që jam. Po unë jam, i njëjti person, por është i rëndësishëm pozicioni i një njeriu që ka një detyrë ku është i ‘detyruar’ ta shohë një çështje më gjerë sesa e sheh kur ka vetëm një angazhim specifik”, ka thënë ai.

Lini nje pergjigje