Artan Fuga përplaset me Muç Nanon në emision. Vërtet jemi të kundërt me njëri-tjetrin?

0
252

Akademiku i njohur, profesor Artan Fuga, shprehet se është zhgënjyer nga politikat qeveritare për reformimin e Akademisë së Shkencave. I ftuar në emisionin “Provokasija” të gazetarit Mustafa Nano në profesor Fuga është i çuditur edhe me faktin që akademikët e tjerë të Asamblesë nuk pranuan të dëgjonin projektin e tij për reformimin e Akademisë.

Vërtet jemi të kundërt me njëri-tjetrin?
Nuk mbaj mend që të kemi qenë dakord me njëri-tjetrin, gjithmonë kemi bërë debate kur është fjala për idetë. Sa herë je në ekrane, je nga ata njerëz që unë të ndjek me shumë dëshirë, pa qenë absolutisht dakord me ato që thua. Mua më pëlqen ky paradoks sepse është i vërtetë dhe si të tillë duhet ta pranojmë paradoksin.
Ne, për gjërat korrente që ndodhin në Shqipëri, mund të mos biem dakord, por për Trumpin besoj se mendojmë njëlloj, si edhe për fetë njëlloj?
Pse?!
Sepse unë e kam ndjekur Artan Fugën dhe e di çfarë mendon Artan Fuga për të tilla gjëra?
Nuk e besoj!
Ju nuk jeni fetar, nuk jam dhe unë, por kjo..?
Ja, e shikon, ti më jep mua një pikëpamje që ke për mua dhe ma vesh mua. Ku e di ti se jam fetar apo nuk jam fetar. Unë fetar nuk jam, por në njëfarë mënyrë unë them se “feja ime” është e ndryshme nga feja që predikon hoxha apo prifti të premten apo të dielën, por kjo nuk do të thotë se nuk kam një përqasje të caktuar, ku unë jam në një kuptim të fesë jopërjashtues, ashtu sikurse je ti Mustafa. Ti je një blasfemist ndaj fesë, ti ke bërë blasfemi me fenë. Mua më ka pëlqyer shfaqja jote, “One man show”, por nuk jam dakord në asnjë rast me ty. Ndërsa për pozicionin tim, unë jam shprehur në librat e mi, ndërsa gazetarët apo të tjerë më komentojnë më shumë për komentet që bëj duke pirë kafen e mëngjesit, sepse ju përtoni të lexoni libra.
Unë lexoj libra se me këtë punë merrem, por librat tuaj nuk i kam lexuar… “Majtasdjathtas” e kam lexuar.
Ai është një pamflet politik që e kam shkruar 20 vjet më parë e ku them se do vijë një ditë ku nuk do të ketë dallim mes së djathtës dhe së majtës. Sot, ne jemi në një kaos politik ku mungojnë strukturat ideologjike ku njerëzit të identifikohen. Kemi thjesht një politikë elektorale, ku secili ndan benefite, premtime, qarje dhe qeshje për të fituar zgjedhjet.
Lidhur me fenë, unë nuk besoj në zotin e predikuar nga librat e shenjtë..
Ajo që unë nuk besoj se ti e pranon, është që për mua është një formë e shkencës. Shkenca bazohet mbi fakte, por fakti nuk është një shishe apo një gjë e ngurtë, por është një seleksionim të dhënash mbi bazën e një teorie, teori, e cila fillimisht kur paraqitet si refleksion, është krejtësisht një besim, një pikëpamje e pabazuar në fakte. Shkenca i ndërton faktet, shkenca nuk zbulon fakte.
Ju nxitët pak kohë më parë një debat për Akademinë e Shkencave. Fakti që ju jeni anëtar i Akademisë së Shkencave, ju turpëron apo ju nderon?
Asnjë nga këto, më jep përgjegjësi, të cilën përpara kulturës, intelektualit dhe kombit, ndihem përgjegjës që jam në një institucion kaq të rëndësishëm, i cili nuk është në nivelin që duhet dhe nuk luan misionin e vet dhe mendoj që unë nuk e kam bërë atë kritikë për protagonizëm. Nuk pretendoj që gjithë ato që them unë janë të vërteta, por degradimi në një moment të caktuar shkoi aq shumë sa ndërhyri dhe pushteti publik për t’i thënë ‘Stop’, kësaj situate. Unë ndiej një përgjegjësi, një lehtësim që unë në fund të fundit iu drejtova kombit tim, publikut tim, intelektualëve dhe nuk kam bërë ndonjë blasfemi siç duan të më intimidojnë, pse kritikoj etj., etj. Unë kritikoj se jam qytetar i lirë, kam të drejtën e fjalës, ndërkohë që jam i zhgënjyer me politikat qeveritare dhe qëndrimin që mban ministrja e Arsimit për të reformuar Akademinë e Shkencave. U bë një vit që nuk ndërmerret asnjë hap.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here