Arrestohen 3 persona, u gjend kokainë në makinën dhe…

0
160

Gjatë një kontrolli policor janë arrestuar tre persona të cilve iu është gjendur një sasi e dyshuar kokainë në makinën në të cilën po udhëtonin.

Aksioni është kryer nga policia e Beratit.

Ja njoftimi i plotë i policisë.

Nga Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

•Klodian Papa, 35 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori, Berat.
•Toli Vodica, 31 vjeç, banues në lagjen “22 Tetori”, Berat.
•Refat Paja, 33 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku’, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga sherbimet e policisë,  në vendin e quajtur “Ura e Velabishtit”, shtetasve Klodian Papa dhe Toli Vodica iu gjetë një sasi e vogël lëndë narkotike e dyshuar kokainë.

Shtetasi Refat Paja u arrestua për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/2  dhe “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here