Aksioni në fshatin Nikël, arrestohet një person i rrezikshëm….

0

Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA kanë nisur një operacion mëngjesin e sotëm në fshatin Nikël, për kapjen e personave të dyshuar.

Loading...

Policia arrestoi shtetasin F.Haka i cili ishte në kërkim nga forcat blu, i cili cilësohej si një person i rrezikshëm.

Pas kontrolleve të tjera të zhvilluara në kuadër të këtij operacioni, policia ka bërë shoqërimin e 6 personave të tjerë, të cilët mendohet se ishin pjesë e grupit të Niklës.

LEXO EDHE:  FNSH e Renea në aksion/ Kapet “i forti” i shumëkërkuar

Kontrollet u zhvilluan në banesat e një grupi të quajtur grupi i Niklës, përkatësisht në banesat e Flamur Hakës , Marenglen Hakës, Durim Bamit, Valter Bamit dhe Ylli Cangut.

Mbi 20 mjete të forcave speciale ndodhen në qytetin e Krujës, dhe mësohet se janë vendosur snajper në pikat kyçe të qytetit.

Aksioni në fshatin Nikël është akoma në vazhdim

Loading...

Lini nje pergjigje