Ademi i përgjigjet Gjiknurit për bypassi-n: Qeveria, rrena ditën për diell mbi projektin

0
168

Kryetarja e Bashkisë së Shkodër Voltana Ademi ka replikuar në distancë me drejtorin e ARRSH-së dhe Ministrin Gjiknuri për bypass-in e Shkodrës.

Në një deklaratë për mediat pas thirrjes së Gjiknurit drejtuar Bashkisë Shkodër që të miratojë projektin, Voltana Ademi, thotë se ata gënjyen shkodranës dhe sepse në tryezën e institucionit që ajo drejton nuk ka ende asnjë projekt definitiv.

Ademi: Drejtori i ARRSH dhe në krah te Gjiknurit tentoi te genjejë shkodranet prr bypassin. Ne ne Shkoder themi rren diten per diell.Bypassi i shkodres eshte i ndare ne dy lote.Prej 5 vitesh presim qe ne lotin e dyte ne zonen prane pedonales te hiqet ai zhavor.Te mos guxoj te flas pasi nuk kemi akoma nje projekt definitiv ne bashkine Shkoder.

Ademi kujtoi se në takimin konsultativ nje vit me pare u diskutua loti i pare dhe variantet e tij por jo pjesa prane pedonales.

Ademi: Sot kuadri i genjeshtrave vazhdoi.Nga ARRSH nuk kemi asnje projekt mbi te cilin te mund te vendosim.Ky eshte mashtrimi me i madh. Kur te kemi nje projekt do mbajme takime konsultative dhe do vendosim.

Sa i takon lotit të parë të by-pass-it, kryebashkiakja e Shkodrës tha se janë shumë banore per tu shpronesuar.

Ademi: Ne i kemi bere shkrese Kryeministrit por nuk ka asnje qindarke ne buxhetin e shtetit per to. Deklaroj se sot e kesaj dite edhe pas insistimit tone nuk ka akoma nje leje ndertimi per investimet ne lotin e pare. Kjo eshte shkelje flagrante.Ajo qe ndodhi sot eshte show i rradhes i qeverise.E cila vazhdon te neperkembë Shkodrën.

Ademi kërkoi dëmshpërblimin e banorëve, të cilëve sipas saj i janë rrëmbyer pronat.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here