Top Awards’, Tayna dhe Don Phenom rimarrin fronin

0

Duket se kreu ndryshon brenda vetes, megjithatë ndryshime të vogla në listë bëjnë diferencën.

Loading...

Ndryshe nga java e kaluar ku “Ni Milion Rrugë” e Unikkatil mbante vendin e parë, këtë javë ky projekt muzikor kaq shumë i pëlqyer, i ka lënë vendin edhe një herë tjetër, Tayna-s dhe Don Phenom me “Columbiana”.

Ndërkohë që “Ni Milion Rrugë” ka zbritur me dy pozicione duke u renditur i treti, rivalët e tij rimarrin fronin duke u ngjitur në vendin e parë.

E suksesshme gjithashtu rezulton edhe prurja më e re e Alban Ramosaj “A Thu Pse”, e dyta e trilogjisë “Hiraeth” që për këtë javë është ngjitur me një pozicion duke u renditur e dyta në listë.

Kjo është padyshim java e reperes nga Kosova, Tayna e cila qartazi ka pushtuar ‘Top 5’ me projektet e saj muzikore.

Ajo i ka rezistuar vendit të katërt ashtu si javën e kaluar me “Shqipe” ndërkohë që prurja e saj më e re, “Fake” është ngjitur me 6-të pozicione duke zënë vendin e pestë.

Këtë pozicion javën që lamë pas e mbante Butrint Imeri me “Alea” i cili edhe pse ka humbur një pozicion vazhdon të mbetet në zonën e nxehtë.

Loading...

Lini nje pergjigje