Skandalet në Guinea të lidhura me Sorosin dhe Blerin. Ngjashmëria perfekte me qeverinë Rama por nuk ndalet këtu…

0
625

Punonjësit afrikanë të Guineas i vjen turp të krahasohen me Shqipërinë, të cilën e cilësojnë “Shqipëria Afrikane”. Ky është perceptimi për Shqipërinë nën qeverisjen e Edi Ramës…Do t’ju duket ekzagjerim, por lexoni se çfarë shkruajnë mediat në Guine.

Punonjësit afrikanë: Guinea s’është Shqipëri

Punonjësit e portit kryesor të Guinesë, të cilin qeveria e Guinesë e ka dhënë me koncesion janë ngritur në grevë dhe kanë kërkuar të takohen me drejtoreshën e përgjithshme të Portit. Ata kanë bërë protestë para zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Portit për të kërkuar shpjegime përse Porti kryesor i është dhënë me koncesion një kompanie turke. Por ajo nuk preferoi të dilte.

Drejtoresha thotë se nuk mund të zbresë sot. Ajo kërkon të shtyjë takimin deri nesër,” – tha i dërguari i punëtorëve. Të pakënaqur me indiferencën e drejtoreshës, këta punëtorë kanë sulmuar presidentin e vendit, Alpha Conde, të cilin ata akuzojnë se e kanë kthyer Guinenë në Shqipërinë e Afrikës. President i vendit është Alpha Conde të cilin punonjësit e akuzojnë:

Po e kthen Guinenë në Shqipëri të Afrikës.

Punonjësit e revoltuar për më tepër që drejtoresha e Portit sillet me arrogancë janë shprehur se :

Guinea është shndërruar në Shqipëri të Afrikës nën mbretërimin e Alpha Conde.

Ata kanë akuzuar Presidentin e vendit duke iu drejtuar me thirrjet:

Keni shitur kompaninë e telefonisë Sotelgui;

Keni shitur minierën e diamantit, Aredor;

Keni shitur kullat binjake te Bulbinët;

Po bëheni gati të shisni Tregun Nigeria, tregun Gninguema…

Këto janë deklaratat që ka bërë Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së Punëtorëve të Portit të Konakrit, kryeqytet i Guinesë (https://libreopinionguinee.com/port-de-conakry-les-travailleurs-açusent-alpha-conde-bientot-le-marche-niger-sera-vendu/). Sekretari i përgjithshëm i CNTG njoftoi një mobilizim dhe protestë edhe të fortë, më 13 shtator.

Skandalet në Guinea të lidhura me Sorosin dhe Blerin

Kjo ngjashmëri me qeverinë Rama është perfekte, por nuk ndalet këtu…

Në një shkrim tjetër me titull: Skandalet në Guinea të lidhura me Sorosin dhe Bler” shkruhet se “qytetarët kanë akuzuar presidentin Alpha Conde për korrupsion me kompaninë e diamantit. Ata nuk kanë hezituar të sulmojnë presidentin e vendit të tyre që një pjesë të shumave të mëdha të fituara nga korrupsioni me këtë minierë ia ka dhënë në formë bakshishi apo favoresh Toni Blerit dhe George Sorosit…”

Qytetarët kanë akuzuar presidentin Alpha Conde për korrupsion me kompaninë e diamantit. Ata nuk kanë hezituar të sulmojnë presidentin e vendit të tyre që një pjesë të shumave të mëdha, të fituara nga korrupsioni me këtë minierë ia ka dhënë në formë bakshishi apo favoresh Toni Blerit dhe George Sorosit

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here