Rama po bllokon vettingun e politikanëve, kështu siç e ka nis s’ka negociata….

0
159

PD ka depozituar në Kuvend, pr/ligjin për vettingun e politikanëve, por ende nuk dihet se kush janë organet që do ta bëjnë këtë proces.

Deputeti i PD, Ervin Salianji në përfundim të mbledhjes së grupeve të punës, PD-LSI tha se kryesorja është që qeveria të shprehet nëse do ta votojë apo jo këtë pr.ligj.

Ervin SalianjiPropaganda që bëhet nga PS dhe Rama është që t’i shmengen vettingut të politikanëve. Vettingu është një proces paralel qe ecen nga drejtësia. Nuk e shmang vettingu i politikanëve hetimin nga drejtëisa, përkundrazi e ndihmon dhe largon personat e inkriminuara. Edhe sot nuk ndalohet që Spaku të hetojë familjarë të politikanëve, e pengon vetëm vullneti politik i kryeministrit.

Ne jemi duke e detajuar të gjithë platformën për largimin e personave të inkriminuar. Rama nuk e  do vettingun dhe refuzon të votojë propozimin tonë të depozituar në Kuvend.

Ne mund të gjejmë cdo hapësirë procedurluiale për ta kaluar sa më shpejt në komisionet kuvendore apo dhe në seancë parlamebntarte për ta votuar thjeshtë, po ose jo!

Kush janë institucionet që do bëjnë vettingun e politikanëve?

Të gjitha do të parashikohen hap pas hapi, sot ka një diskutimn nëse do apo nuk do. Nëse PS dhe qeveria refuzon vettingun nuk mund të  diskutojmë për teknikalitete të cilat janë të parakohshme.

Ne i kemi përcaktuar të gjithë dhe i kemi sqaruar në pr/ligjin e depozituar në Kuvend. Hapet rruga për ndryshimet kushtetuese dhe të gjitha të tjerat do të pasqyrohen hap pas hapi

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here