Ndriçim Mehmeti: Qitape badihava për çdo kaza, sadaka me para

0

Qitape badihava për çdo kaza, sadaka me para

 

Urdhri ishte i qartë, i prerë, i padiskutueshëm: Qitapet badihava do të shpërndaheshin nga Madhëria në Sarajet e tij e më pas do të përhapeshin rrufe në të gjitha kazatë dhe nahijet e vendit. [Për këtë qëllim kishte ditë që ngarkoheshin karrot plot me qitape, madje edhe disa varka u vunë në gatishmëri për këtë punë. Veziri i thesarit nuk u thirr në këtë ngjarje të madhe. Fundja ai vetë ka mësuar a kohë për oretmen, por nuk është se ja thek mirë as për financë e as për lëçitje librash. Kështu që do të mjaftonte Latife Hanëm dhe vetë Madhëria të jepnin lajmin e madh para kalemxhinjve dhe popullit që kishte lënë punën dhe e kishte ndalur vrapin në oborrin plot hijeshi të Madhërisë. Tellalli bëri zë dhe lajmëroi ardhjen e të Gjithëfuqishmit. Njerëzia mbanë frymën dhe ngritën veshët përpjetë. “Madhëria, dielli dhe drita e shpirtit tonë, o njerëz ka për t’ju dhënë një lajm”- bërtiti mesa fuqi kishte.

Kush ishte lajmi i madh?

Madhëria u ngrit në këmbë, drejtoi trupin,  hodhi një sy përreth dhe filloi të flasë. “Për gjithë ju njerëz, që e dini se gjumi nuk më zë për hallet tuaja, kam vendosur t’ju lehtësojë sadopak. Tani që po bëheni gati të çoni fëmijët në mejtepe, kam menduar thellë, për ditë të tëra sesi mund t’ju ndihmojë. Dhe gjeta një zgjidhje që nuk është askund dhe e çpika me mendjen time të artë. Evlatët që mësojnë në shkolla nga mosha 7-11, do tua jap librat veçmas. Me demek do ti quaj falas, ama ju do t’i qëndroni evlatëve si xhebrahil në kokë dhe do të më ktheni mbrapsht ë gjitha qitapet që do t’u jap. Nëse nuk i patët të raja siç do t’ua jap do të numëroni mexhitet në dorë ose ju plas në hapsane. Vetë Hanëme Latife do të mësoj sesi do të ndahen, punë që do të bëjën mësuesit, si do të shkoni e t’i merrni e të tjera si këto. Do thonë kalemxhinjtë se ku e mora gjithë këtë ide dhe sesi më vate mëndja për këtë xhevahir punë. Kur jesha e bëja kinse si fakir në Gali më zunë veshët se Mbreti atje keshte bërë një marifet të tillë, për librat e hallvaxhinjve të varfër dhe atyre që punonin tokat e tij. Më pas e shpërndau në më shumë e më shumë milet. E mirë e di de, që ndonjëri prej jush do të thotë, se ai ja fali, ndërsa bëjë sikur ja fal e jua mbledh në fund të vitit. Jemi të varfër o derdimen e unë i vobekt si ju, mendova se edhe kështu mund të bënet. Në mos u bëftë siç e mendoj unë edhe e anuloj vitin tjetër, siç kam bëtë edhe për gjëra të tjera. Po tani dua vëmendje, sy, trup e vesh tek kjo ide gjeniale që më erdhi për popullin tim. Ja pra si mendoj për popull, më shumë nga çdo njeri tjetër. Nuk ri një javë pa nxjerrë nga një mejtim qyfyr”

Kush do ta bëjë realitet këtë ide të re?

“Populli, fakirët, mësuesit e dhaskal, kudo që janë do të mblidhen përditë në odat e mejtepesh e të qëndisën me dorën e tyre, çanta prej beze, do tu vënë edhe nga një fjongo e me shkrim ët bukur e shkronja të mëdha, do të zografisën këtë fjali: “Fëmijëve të popullit tim, me dashuri nga Madhëria”. Ejup Beu ma tha këtë mejtim dhe e ndoqa me kujdes udhëzimin që më dha. Kam urdhëruar Latif Hanëmin që të nxjerrë gjithë mësuesit në punë nga sabahu në aksham dhe të venë në mejtepe edhe kur s’ka fëmijë. Të gjithë agallarët që kanë ulur b…., në kuvendin e burrave të vrapojnë e ti japin një dorë, idesë sime, shkollë më shkollë e shtëpi më shtëpi. Pra siç ju thashë kalemxhinj të dashur, keni shumë punë për të bërë. Të më ndiqni këmba-këmbës, jo vetëm mua por të gjithë ata që përmenda më sipër. Dhe mos harroni, këtij derr mileti përsëritjani tre e më shumë herë. Nuk janë fare badihava, librat që shpërndava dhe do të mbulojnë gjithë kazatë. Në fund do të kthehen në mejtepe e përdoren në vitin tjetër. Unë i quaj badihava, se ma ka me lezet shpirti këtë fjalë, por që në fakt në fund do të dal me ndonjë fitim të vogël doemos. Një mendje më thotë të shpërndaj më shumë vitin tjetër, por nuk e di si do të jem nga humori. Ja më bën ndonjë numër Vilajet qyfyrxhiu e më humbet postin e lartë që i kam dhënë, na piu e zeza, na iku paraja, dovleti, vula dhe pushteti. Prandaj këtë pis milet po mundohem ta gënjej me thërrime, krejt pa rëndësi. 5 lira për pensionistët, që do ti shpërndajëm në ditën e Kismetit, a barna pa rëndësi që nuk shërojën asgjë, tani e tutje do t’i marrin pa para, ndonjë copë kalldrëm ta rregulloj, do të shtoj dhe një a dy kandila më shumë, në dimër për sokaket se më bien, thyejnë hundët e nuk kam ku të marr më xhelep për vete. Për mësonjësit nuk kam ndonjë gjë të madhe. Edhe po t’i jap dy aspra në fillim të motit të ri do të jenë të kënaqur. Me pak gjë ata të thonë aferim dhe bile po s’u dhe gjë akoma më rehat jam. Kështu është meseleja e qitapëve badihava. Do t’ua jap vetë, do të kënaqen, pastaj do t’i mbledh, jo për t’i futur në sënduk, po t’jua shpërndaj kokëtrashëve, të popullit tim të skllavëruar vitin tjetër. Kujt nuk i pëlqen kjo punë, të thyejë qafën e të blej vetë se nuk ia kam shumë oreksin. Edhe kaq më duket se shumë bëra. Unë evlatin tim të siguruar e kam. Edhe vezirët e mi i kanë çuar në Avrup të tyret. Kështu që nuk më kris fare për ata që kanë mbetur këtu, në vendin tim. Prindërit e tyre më duhen më shumë. Ata dua t’u rrjep akoma më shumë para, derisa të më dali llogaria tamam për xhepin tim. Të tjerat i rregullon Perëndia se të gjitha nuk janë në dorën time. Kisha në dorë të shpërndaja qitap falas e bëra. Kur të gjej ndonjë shkollë të rrënuar e të dalën paratë, do të shkoj vrik si rrufeja, të brengosem e betohem se unë nuk dija gjë, por do të rregulloj gjithçka që nga fillimi. Ja pra për këtë ju solla sot. Mbani vesh për të fundit herë: Do të jap qitap badihava. Sadaka quhet ndryshe, por kësaj radhe me para, e jo siç na mëson i madhi Zot, të falim për të mirën e njerëzve.

 

Dr. Ndriçim Mehmeti

Lini nje pergjigje