Meta pret ministrin kosovar: Të shfrytëzojmë me racionalitet pasuritë tona kombëtare

0

Presidenti Meta pret në një takim ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, z. Fatmir Matoshi

Gjatë takimit, Presidenti Meta theksoi nevojën për angazhimin e përbashkët që të gjitha pasuritë kombëtare të shfrytëzohen me racionalitet, në funksion të mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm të të dy vendeve tona.

Gjithashtu Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit bilateral e rajonal për mjedisin. “Kujdesi ndaj mjedisit është përgjegjësia jonë ndaj gjeneratave të ardhshme. Ndaj duhet të kontribuojmë të gjithë, veçanërisht të rinjtë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, për një mjedis më të pastër e më të shëndetshëm dhe të ruajmë resurset tona të jashtëzakonshme, si mënyra më e mirë për të jetuar shëndetshëm e për të promovuar e mbrojtur bukuritë tona natyrore.

Turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm pa mbrojtjen e mjedisit nuk mund të ketë”, – theksoi Kreu i Shtetit.

Lini nje pergjigje