Lady Gaga ka folur hapër për përballjen me ngacmimet seskuale që i kanë ndodhur. Por këngëtarja zbuloi edhe dhimbjen e saj më të madhe.
Lady ka rrëfyer se është përdhunuar në moshën 19-vjeçare dhe kjo gjë e prek ende.
32-vjeçarja ka pranuar se ndihet “e mjerë” në çdo ditë të jetës së saj që nga ngjarja e tmerrshme që i ndodhi. Ajo u përdhunua nga një producent muzikor, por nuk zbuloi identitetin e tij.
“Askush tjetër nuk e dinte. Unë po përpiqesha ta fshija nga truri im. Dhe kur doli në fund, ishte si një përbindësh i madh, i shëmtuar. Dhe ju duhet të përballeni me përbindëshin për tu shëruar,”-tha këngëtarja.
“Me problemet e mia të shëndetit mendor, ku gjysma e betjes ishte në fillesat e saj, u ndejva sikur unë po gënjeja botën sepse kisha shumë dhimbje por askush nuk e dinte. Dhe kjo është arsyeja pse unë dola dhe thashë se vuaj nga çrregullimi i stresit post-traumatik (PTSD) sepse nuk dua të fshihem, më shumë se sa kam bërë deri tani.”