Këngëtarja shqiptare deklaron se është greke dhe rrjeti po zien

0

Edhe përse ka lindur në Fier dhe aty kaloi fëmijërinë, kjo gjë nuk e bën të ndihet aspak shqiptare Eleni Foureirën. Këngëtarja ka dhënë një intervistë së fundmi në një televizion grek dhe ka theksuar se ndihet greke dhe jo shqiptare, pasi nuk ka jetuar në Shqipëri.

Loading...

“Është e padrejtë ndaj Shqipërisë, por vetëm sepse nuk kam jetuar aty, ndihem greke. Kur jeton në një vend më shumë se 20 vite, je rritur dhe je bërë kjo që je sot, nëse më pyesin nga je do të them kam lindur në Shqipëri, por jam greke.” – tregoi ajo.

Sipas Elenit, në Shqipëri e cilësojnë si “kjo grekja”.

“E respektoj dhe e dua Shqipërinë dhe dua të bëj gjëra aty, por unë jam rritur në Greqi dhe mentaliteti im është grek. Kur shkoj në Shqipëri thonë erdhi kjo grekja. Dhe këtu shumica thonë erdhi shqiptarja. Unë ndihem shqiptaro-greke, tani edhe pak qipriote”, thotë Eleni Foureira.

Në muajin korrik, Eleni Foureira u mirëprit në Sheshin Skëndërbej për të performuar këngët e saj. Madje, iu dorëzua edhe “çelësi i Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj./Xing

Loading...

Lini nje pergjigje