Dalin detaje nga aksidenti ku vdiq i riu shqiptar dhe e dashura…

0

Një i ri shqiptar ka humbur jetën bashkë me partneren e tij në një aksident në qendër Athinës, raportuan mediat greke.

Policia greke është në kërkim të makinës xhip i zi që përplasi për vdekje çiftin e ri, Sokolin 26-vjeçar nga Shqipëria dhe Veronikën 23-vjeçare nga Polonia, e më pas u largua.

Aksidenti ndodhi të dielën, orët e para të mëngjesit, kur çifti Sokol Shkurti dhe Veronika Kiueek ktheheshin në shtëpi. Ata ishin duke ecur në këmbë kur në rrugën “Agiu Meletiu” u përplasen nga një makinë.

Në reportazhin e Star Channel dëshmitarët rrëfejnë momentet e frikshme, ndërsa i ati i Veronikës, Slavimir Kiupek kërkon drejtësi, të gjendet shoferi që nuk mori mundimin të jepte ndihmën e parë.

“Dua të gjej njeriun që vrau vajzën time dhe të dashurin e saj”, shprehet babai i 23-vjeçares Slawimir Kiueek.

Lini nje pergjigje