Çudira, në Kukës shiten patate Korçe, vetë kuksianët përfundojnë duke…

0

Fermerët e Kukësit prodhojnë pataten më të mirë në Ballkan.

Loading...

Kjo gjë duhet të ishte fitim për ta.

Por pikërisht në Kukës mbërrin prodhimi i fermerëve të Kosovës apo nga Korça.

Kurse vetë kuksianët përfundojnë duke e groposur pataten e tyre.

Fermerët në Kukës janë në pikun e vjeljes së patates. Është produkti më i kërkuar dhe autokton i zonës e që dallohet për cilësi të lartë. Mundi është shumë i madh.

Punojnë gjatë gjithë viti për pataten dhe e kanë të vetmin burim të ardhurash. Por problemi i madh i tyre është tregu.

Banori 1: ‘Për tregun e kemi të vështirë, vjet kemi humbur shumë, shumë me patatet, e kemi shitur me 30 lekë.’

Thonë se nuk i mbulojnë dot shpenzimet, farërat, pesticidet apo transportin. Tregtarët ua kërkojnë me çmim të ulët, për të cilin nuk kanë leverdi.

Banori 2: ‘Patatja e verdhë me shku me 25 lekë është gjynah.’

Në Kukës çdo vit prodhohen rreth 7 mijë tonë patate, e pjesa më e madhe e tyre përdoret për nevojat e tregut të brendshëm.

Ende nuk është arritur markimi i saj dhe certifikimi i standartit edhe pse disa shoqata të bujqësisë po merren me këtë proces./abcnews

Loading...

Lini nje pergjigje