Altin Goxhaj: Zbulohet me Urdhërin Penal të Prokurorisë që Hotel Plazza e ka blerë Erion Veliaj

0

Avokati i njohur Altin Goxhaj permes nje postimi ne facebook ka shkruar se zbuluan me Urdhërin Penal të Prokurorisë që Hotel Plazza e ka blerë Erion Veliaj!

Loading...

Postimi i plotë:

Sapo zbuluam me Urdhërin Penal të Prokurorisë që Hotel Plazza e ka blerë Erion Veliaj! S’na besoni? Ja e thotë vetë Urdhëri Penal i Prokurorisë Tiranë që pretendon të dënojë me gjobë Oleg Hankun me 500 mijë lekë gjobë pse i gjuajti Lali Plehrit me vezë para Hotel Plazës kur po organizonte farsën për Teatrin në 14 Qershor 
Neni me të cilën akuzohet Olegu për vezët ndaj Lali Plehut është Neni 274 i Kodit Penal “Prishja e Qetësisë Publike” ku përcaktohet ekzaktësisht se:
“Hedhja e gurëve apo e sendeve të tjera në banesën e shtetasit, krijimi i zhurmave shqetësuese si, me anë të shkrepje së armëve apo plasjeve të ndryshme, të përdorimit jashtë rregullave të sirenave të automjeteve apo çdo lloj sjelljeje tjetër të papëlqyeshme në rrugë, sheshe dhe vendeve publike, që cënojnë dukshëm qetësinë e moralin apo tregon mospërfillje të hapur për mjedisin, përbëjnë kundravajtje penale dhe dënohen me gjobë ose burgim deri në 2 vjet!”
Pra Prokuroria ka zbuluar sipas akuzës ndaj Olegut se Hotel Plazza paska qenë banesa e Lali Erit 

Ndaj dhe Olegu ka vendosur që ti drejtohet ILDKPsë ku të kërkojë inspektimin e pasurisë së padeklaruar të Lali Plehut Hotel Plaza 

Ns nuk do të ishte pronë e Lali Plehut i bie që s’ka vepër penale sps Hotelet nuk konsiderohen nga legjislacioni shqiptar si banesa por si objekte social-ekonomike (legjislacioni për shpronësimet, vlerësimin dhe regjistrimin hipotekor etj) 

Gjthe në javët në vazhdim do të ketë surpriza të tjera

Loading...

Lini nje pergjigje