8 Hilet e Bukurisë që çdo Femër duhet t’i Mësojë

0
358

Ne e dimë që ju vajzat që lexoni dëshironi të jeni gjithmonë të bukura, ndaj ne sot do ju tregojmë disa truke si të keni çdo herë një lëkurë të shëndetshme.

Këshillat e ekspertëve janë të nevojshme, por ekzistojnë dhe disa truke të cilat do zgjidhin më lehtë problemin tuaj me bukurinë e lëkurës. Lexojini më poshtë!

1. Kafenë gjithmonë duhet ta pini para dreke.

Ju rekomandojmë që kafen ta pini gjithmonë para orës dy të drekës. Kjo sepse kafeina dëmton lëkurën. Pasdite, është e dëmshme, sepse kafeina nuk tretet, ndërsa në mëngjes metabolizmi është më i fuqishëm dhe e tret atë.

2. Ndryshoni peshqirët çdo ditë.

Peshqirët dhe çarçafët janë një grumbullues ideal i baktereve. Prandaj, ju sugjeron që peshqirët t’i ndryshoni çdo ditë, ndërsa çarçafët në varësi të lëkurës. Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, ndryshoni çarçafët njëherë në 3 ditë. Për lëkurë të thatë dhe normale, ndryshoni çdo javë.

3. Lëkura me probleme ka nevojë për një qasje delikate.

Për ata që kanë një lëkurë me puçrra, rekomandon që të mos përdorin pastrues, por të përdorin produkte të lehta që përmbajnë alkool ose sapun. Ky aplikim do të heqë skuqjen dhe aknet.

4. Kozmetika aziatike zbardh lëkurën, ndërsa ajo evropiane e errëson.

Kozmetika aziatike shumicën e produkteve i kanë zbardhues të lëkurës, dhe kremrat e prodhuar atje janë më të mirë se kudo. Ndërsa kur dëshironi të mbuloni rrudhat dhe puçrrat, kozmetika evropiane është një zgjidhje e mirë. Kozmetika izraelite ka si bazë kripën e Detit të Vdekur, dhe është e mirë për puçrrat.

5. Pauza mes përdorimit të produkteve.

Ekspertët e kozmetikës nuk rekomandojnë që një produkt kozmetik të vendoset menjëherë pas tjetrit. Pauza në mes duhet të jetë diku te 10 minuta, sepse lëkura do kohën e vet për të absorbuar çdo produkt.

6. Përdorni kremin e syve si krem të përditshëm.

ju rekomandon të përdorni kremin e syve, si krem të përditshëm. Kjo sepse kremi në sy përmban shumë lëndë ushqyese për lëkurën, dhe depërtimi në shtresat e lëkurës është më i thellë. Produkti do rrisë rrjedhjen e gjakut dhe do heq rrudhat e vogla.

7. Flini çdo natë më herët

Rekomandohet nga specialistët e kozmetikës që nëse çdo natë që vjen, flini më herët së nata e shkuar, do të keni një lëkurë më të freskët.

8. Pastroni lëkurën me dy faza.

Lëkura ka nevojë të pastrohet në dy faza. Faza e parë është pastrimi me vaj i mikrobeve dhe faza e dytë është një produkt i pastrimit të rregullt të fytyrës. Kjo qasje është e mirë për njerëzit që kanë akne dhe vaj në lëkurë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here