‘Tre histori dhe fushata ‘Libra me kredi’’

0

(Kur e ardhmja u kthye nga një premtim në një kërcënim-historia e tekstit falas)

Loading...

Historia e parë është e Laertit, mikut tim të mirë, që ka një muaj së bashku me familjen, që ka emigruar në SHBA.

Një telefonatë e tij, e bërë mbrëmë në darkë, që ndonëse kishte vetëm një muaj që kish shkuar në Nju -Jork, më gëzoi pa masë. Ai ishte rregulluar me punë, gruaja që e kish të pamundur, në Shqipëri të fillonte punë, atje kish filluar ne një supermarket dhe fëmijët ishin regjistruar në shkollë e kishin filluar punë par -time.

E gjithë familja, për një muaj kishte gjithçka që në vendin e tij nuk i sigurohej. Më bëri të gëzohesha për të, po edhe të trishtohesha për vendin tim e të Laertit, që ai e la, pa kthyer kokën prapa, ndonëse vitet e tija, 45-vjeçare, janë mosha më e bukur e artë për çdo kënd që ka investuar në vendin e tij, po që pasiguria që i ofron vendi e bënë që ai të largohet.

Po të përshëndes me vargjet e Lasgushit zysh Nora:

‘As rroje, as vdes, po jam pa mend’.

Zero papunësi në Nju Jork më tha. Tani kam mundësi të shijoj jetën më tha. I urova fat e mbarësi dhe m’u kujtua miku im Xhaxhi Doktori, kur e pyeta se çfarë është lumturia, ai me tha : ‘Mungon gjithçka. Edhe dashuria, thonë edhe lirinë na e kanë vjedhur. S’na bënë përshtypje, të lumtur jemi, edhe siç duket kolektivisht të tredhir’.

Qesha se nuk qaja dot!

Historia e dytë, bëhet fjalë për Henri.

26-vjeçar që jeton në Berlin, që tanimë pas përfundimeve të studimeve që bëri ne Gjermani, ai nuk do të kthehet në vendin e lindjes!!! Jo se nuk e do, po se nuk e motivon, e mbyt e trishton. Në intervistën e tij me kancelaren Merkel, ai thotë: ‘Ka dështuar çdo gjë në Shqipëri, politika mbytëse, pasiguria e jetesës, pa mundësia për shkollim, mos perspektiva për punësim, arroganca dhe niveli minimal i jetesës, mos pasja e një perspektive dhe stresi social, janë këto që e bëjnë të pamundur jetesën në vendin tim. Më dhemb, po nuk shoh dritë në fund të tunelit’.

Trishtim i madh! Teksa po lexoja m’u kujtua miku im, Prof. Tupja që do të shkruante: ‘në Shqipërinë tonë verbërisht, shurdhërisht e mendërisht të çoroditur është vendosur diktatura e NJËSHIT që nuk i jep llogari askujt, sepse na qenka i PAGABUESHËM!’

Historia e trete është ajo që dje pamë ne media, te emisioni për problematikat sociale, për gjendjen e mjeruar të familjes Geraldiu në qendër të Tiranë, pas Shkollës së Kuqe. Familja e tij jetoj përtej imagjinatës, në mjerim të plote dhe Poema e Mjerimit ‘Kafshatë që s’kapërdihet’,  i rri si diçiturë tablosë së kësaj familje. Atje jetojnë dhe dy fëmijë të mitur që duhet të shkojnë në shkollë, po deri më tash nuk kishin shkua.

Ata do marrin libra po jo falas, po me kredi, pasi nëse nuk i mbajnë pastër, Geraldiu dhe e shoqja që janë të papunë në fund duhet t’i paguajnë… O zot, ndihmoje të kuptojë absurdin ku jetojmë… Kjo është njëra pamje, ajo që ‘shkëlqen’ janë ministrat që si matrioshkat Ruse

(kukullat që dalin nga më e madhja te me e vogla) kanë dalë nëpër Shqipërinë e varfër dhe arkëtojnë një zëri pasurinë e qytetarëve, pasi buxheti i shtetit është i taksapaguesve, librat janë pronë e shtëpive botuese, ministrat si të papunë, blegërin nën ritmi e librave ‘falas’, një premtim i pambajtur, që në fakt kthehet në kërcënim për fëmijët dhe prindërit e tyre.

Libra falas një tjetër gënjeshtër e radhës që shitet si e vërtetë! Ky është vendi im, me mrekulli natyrore, me çmenduri ministrore, që nuk e kap dot mendja njerëzore.

Më dhëmb kjo tablo e trishtë…

po nuk mundem të hesht dot…

Loading...

Lini nje pergjigje