Reagon aleanca për mbrojtjen e Teatrit: KE rrëzon ligjin e qeverisë…

0
186

Aleanca për mbrojtjen e Teatrit ka reaguar pas deklaratës së Komisionit Europian mbi çështjen e ligjit të prishjes së Teatrit Kombëtar.

Aleanca thotë se nuk është e vërtetë që KE ka aprovuar prishjen e Teatrit por është propaganda qeveritare që po përpiqet të hapë një lajm të tillë.

Aleanca thekson se qartësisht KE “fton qeverinë të amendojë” ligjin, të cilin në mënyrë diplomatike e konsideron si korruptiv.

Ja deklarata e plotë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

Propaganda e Qeverisë po përpiqet të përhapë lajmin se Komisioni Evropian ka aprovuar prishjen e Teatrit. Kjo nuk është e vërtetë.

Komisioni Evropian “fton qeverinë të amendojë” ligjin pasi e konsideron futjen e kompanisë në ligj si ndihmë paraprake, e cila thjesht do materializohej më vonë. Por është e qartë se sipas KE procesi nuk është i hapur për operatorët dhe, thënë në mënyrë diplomatike, pranon se ligji është korruptiv.

Ana shqetësuese e letrës ama është fakti që KE nuk pranon të shprehet për shkeljet e Kushtetutësi si mbivendosja nda pushtetit vendor dhe grabitja e pronës private. Këto probleme, KE i konsideron si jashtë kompetencës së saj.

Megjithëse letra konfirmon faktin që procesi është korruptiv, ajo është prova e rradhës se problemet e Shqipërisë do i zgjidhin shqiptarët e jo burokratët e huaj. Problemet madhore të këtij “ligji special”, që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave politike dhe institucionale të pushteteve të pavarura dhe qytetarëve privat, populli shqiptar do të duhet ti zgjidhë vetë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here