Më në fund zbulohet data dhe vendi ku Gjiko dhe Elita do të martohen

0

Prej kohësh po qarkullon lajmi se Elita Rudi dhe Gjiko do të martohen.

Një muaj më parë qarkulloi lajmi se 23 Gushti do të ishte dita e madhe për dy të dashuruarit, por dy ditë para, dasma u anullua.

Për çudinë e të gjithëve lajmet për dasmë janë rikthyer përsëri.

Burime pranë çiftit kanë zbuluar për ‘Indeks Online’ se në datë 21 Shtator Gjiko dhe Elita do të celebrojnë dashurinë e tyre në Prishtinë.

Kujtojmë se prej kohësh po qarkullojnë fjalë se dy të rinjtë janë në pritje të një fëmije, por asgjë nuk është konfirmuar akoma.

Image

 

Lini nje pergjigje