“KE nxori zbuluar qeverinë, tjetër moral me Brukselin e tjetër me shqiptarët”

0

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të Komisionit Europian që i ka kërkuar qeverisë amendimin e ligjit të shumë diskutuar për Teatrin.

Nishani ka akuzuar për moral të dyfishtë qeverinë e cila nga njëra anë u thotë shqiptarëve se do ta miratojnë pa ndryshime ligjin ndërkohë që në të vërtetë, Brukselit I janë përulur duke pranuar amendimin e ligjit në fjalë.

 

Ja reagimi i plotë I ish-Presidentit Nishani

Qeveria e Tiranës tjetër gjë i paska thënë Brukselit, e tjetër gjë ju thotë shqiptarëve.

Vetëm para pak ditësh i deklaruan popullit të vet se : “Nuk na pengon askush ta miratojmë menjëherë e përsëri ligjin, thjesht çështje ditësh për formalitetin në komisionin parlamentar”.

Sot, Komisioni Evropian i nxjerr zbuluar. Brukselit i paskan deklaruar me përunjësi se : “do ta amendojmë (ndryshojmë) ligjin”.
Çfarë qeverie !!!!

Tjetër moral për evropianët, tjetër moral për shqiptarët.

Lini nje pergjigje