Kapet mjeti luksoz me drogë, 3 të arrestuar…

0
209

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi në makinën “Range Rover” me të cilën lëviznin, siç bën me dije policia, është gjetur një sasi materiali bimor kanabis sativa. Ndërsa një i tretë është vënë në pranga për moskallëzim krimi.

Të arrestuarit

Bezhan Dervishaj, 25 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.

Laim Lelaj, 26 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.

Blerim Dervishaj, 24 vjeç, banues në fshatin Poçem, Mallakastër.

Aksioni

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, këtë të diel, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve Bezhan Dervishaj dhe Laim Lelaj, si autorët e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin këta shtetas udhëtonin tip “Range Rover” me targa AA 023 KR, u gjet dhe u sekuestrua një sasi materiali bimor e dyshuar si kanabis sativa, bënë me dije burime zyrtare nga policia lokale. Ngjarje për të cilën u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Blerim Dervishaj, si i dyshuar për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”, parashikuar nga nenet 283/2, 25 dhe 300 të Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here