Ja si të shkoni dhe të jetoni një vit pa pagesë në SHBA

0
244

Ambasada Amerikane në Tiranë jep detaje se si mund të aplikosh dhe të jetosh në SHBA për një vit pa asnjë lloj pagese.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ambasada sqaron se një program i financuar nga DASH u jep mundësi të rinjve të shkollës së mesme që të aplikojnë dhe të studiojnë për një vit në SHBA.

“Jeni në klasën e 10-të ose të 11-të në shkollë të mesme? Keni rezultate të mira në shkollë? Jeni lindur nga 1 janari 2002 deri më 15 korrik 2004? Programi YES, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, u ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar në një shkollë të mesme në Shtetet e Bashkuara për një vit — pa pagesë!”, sqaron ambasada.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here