Ishte me pushime, shpallet i zhdukur këngëtari i njohur

0
199

Këngëtari gjerman, Daniel Kueblboeck, i cili është bërë i njohur për të gjithë me hitet “Heartbeat” dhe “You drive me crazy”, është shpallur i zhdukur. Ai ndodhej me pushime në një anije dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm thuhet se është hedhur në det dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Këngëtari 33-vjeçar po e bënte këtë udhëtim me anije nga Hamburgu për në New York.

Sipas tabloidit gjerman “Bild” thuhet se një dëshmitar okular ka parë se dikush është hedhur në det nga kuverta e anijes. Ndërsa një zëdhënës i linjës së lundrimit “Aida Cruises” ka thënë për mediat se kapiteni dhe ekuipazhi kanë nisur operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Daniel është bërë i famshëm për të gjithë sidomos pas pjesëmarrjes së tij në versionin gjerman të “Pop Idol”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here