Denoncon deputetja e PD: Mbyllen 14 shkolla në Mat, qeveri qesharake, pa asnjë projekt

0

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka denoncuar mbylljen e 14 shkollave në rrethin e Matit.

Loading...

Ajo ka hedhur akuza të forta në adresë të qeverisë Rama duke e cilësuar përgjegjëse për situatën.

Me një postimi në rrjetin social Facebook, deputetja shkruan se shkollat e mbyllura kanë një aktivitet prej 50 dekadash.

Ja çfarë shkruan në Facebook, Dhurata Çupi:

Plot 14 shkolla janë mbyllur në rrethin e Matit këtë vit.

Një situatë e patolerueshme dhe alarmante ku po e degradon arsimin ky pushtet.

Ndërsa para pak vitesh kërkohej të shtohej numri i shkollave për shkak të numrit të fëmijëve që duheshin arsimuar, sot Drejtoria Arsimore Mat, me një të rënë të lapsit, me argument qesharak dhe arrogant sa vetë drejtuesit e saj, sot në Mat, mbyll derën 14 shkollave duke degdisur fëmijët rrugëve në një zonë ku terreni klimaterik dhe gjeografik nuk është favorizues për to.

Ky është skandal.

Është e papranueshme që të sillesh në mënyrë aq çnjerëzore duke i përplasur derën në fytyrë brezit të ri.

Drejtoria Arsimore dhe Ministria e Arsimit ka marrë guximin të vendosë kyçin shkollave me mbi 50 vite ekzistencë, që kanë nxjerrë breza të tërë intelektualësh.

Ja sa i rëndon dora drejtuesve të arsimit që vendosi të mbyllë këtë vit:

1. Rrethe-Baz,

2.Karice,

3. Bushkash,

4. Dukagjin,

5. Rremull,

6. Koder~Lac,

7. Burgajet,

8. Mallunxe,

9. Bater

dhe në Bashkinë Klos janë shkollat;

1. Unjate,

2. Pleshe,

3. F.Fshat,

4. Dom,

5. Shul~Bater.

Ky është SKANDAL, ndaj të cilit duhet të merren masa një orë e më parë.

Fëmijët e fshatrave të Matit e Klosit po e presin me ankth ditën e parë të shkollës.

Loading...

Lini nje pergjigje