Çfarë fati/ Minatorët gjejnë një sasi rekord ari

0
314

Minatorët në Australinë Perëndimore kanë zbuluar dy gurë të mëdhenj më përbërje ari që vlerësohen të jenë me vlerë miliona dollarë.

Mostra më e madhe me përbërje kuarci dhe ari me peshë 95 kg u gjet që përmban më shumë se 2.400 gram ar, tha kompania kanadeze RNC Minerals për BBC.

Kompania tha se kishte nxjerrë arin që mendohet se arrin vlerën rreth 15 milionë dollarë nga një minierë pranë Kalgoorlie javën e kaluar.

Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.

“Njerëzit vazhdojnë të regjistrojnë gjetjen e arit, por zakonisht ata janë më pak se disa gram.

Shumë, shumë rrallë shohim rezultate në atë nivel.

Kjo është një zbulim tepër i rrallë dhe shumë emocionues”, tha Prof Sam Spearing, drejtor i Shkollës së Minierave në Australinë Perëndimore në Universitetin Curtin.

Ai tha se grimcat e arit të nxjerra nga minierat janë shpesh shumë të vogla për të qenë të dukshëm në syrin e njeriut, ndryshe nga kjo sasi që u gjend këtë javë.

Shefi ekzekutiv i RNC tha se shkëmbinjtë më të mëdhenj do të shkonin në ankand si artikuj për koleksionistët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here