Adelina Tahiri poston foto me të birin, fansat e kritikojnë: Ndërroja pampersin

0
214

Muajin e kaluar, Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj Serjoza Markov u bënë për herë të parë prindër.

Këngëtarja lindi një djalë të cilit çifti i vendosën emrin Jon. Ashtu si shumë nëna VIP, edhe Adelina ka zgjedhur mos ta ekspozojë fytyrën e vogëlushit në rrjete sociale dhe poston vetëm duart e tij të vogla, ose këmbët.

Kështu ka ndodhur edhe sot kur Adelina postoi një foto ku shihet duke mbajtur këmbën e Jonit teksa postimin e shoqëron me zemra. Mirëpo përpos komenteve dashamirëse, ka pasur edhe nga ata që e kanë kritikuar këngëtaren duke i treguar t’ja ndërrojë pampersin djalit apo t’i presë thonjtë.

“Urime po nderroja pampersin se vija blu tregon qe e ka kryer nevojen beba”, i komenton një ndjekëse Adelinës. “Thonjt preji o Adeline, me jete te gjate Joni”, i komenton një tjetër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here