Vrasjet në Shkodër/ Ambasadorja gjermane ka dy fjalë për Prokurorinë…

1
233

Ambasadorja gjermane Sussane Schutz ka qenë për vizitë në Shkodër, por nuk është larguar nga qyteti pa folur për situatën kriminale aty. Ajo tha se duhet bërë shumë punë në luftën kundër krimit.

Ajo theksoi se Prokuroria dhe Policia të përmirësojnë punën për rastet e konstatuara.

“Prokuroria dhe policia do të duhet të përmirësojnë punën e tyre sa i përket hetimeve të rasteve të konstatuar. Shpresojmë që edhe bashkëpunimi me ndërkombëtarët të intesifikojë edhe më tej punën”, u shpreh Sussane Schutz.

Sa i përket ecurisë në procesin e anëtarësimit në BE, Sussane Schutz tha se duhet të bëhet më shumë në 5 prioritetet kyçe, duke veçuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar me faktin që Shqipëria të mund të përparojë në rrugën e saj drejt BE. Ne do të kishim dashur të merrnin një vendim pozitiv për hapjen e negociatave që në qershor, por Gjermania shikon se ka një sërë gjerash që duhet të bëheshin ende derisa të mbërrihet në këtë vendim, siç janë 5 prioritetet kyçe, në mënyrë të veçantë lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Shpresojmë që deri vitin e ardhshëm të shikojmë përparim në këto dy pika”, shtoi Sussane Schutz.

Diplomatja gjermane tha se procesi i Vetting-ut ka dhënë rezultatet e para, po sipas saj ky është një proces që duhet të vazhdojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here