Justin Bieber blen resortin luksoz, kushton sa qimet e kokës

0

Justin Bieber ka blerë një rezidence prej 5 milione dollarësh në Wellington County, Ontario.

Këngëtari, i cili është fejuar me modelen Hailey Baldwin, sapo ka blerë këtë kompleks, i cili ka katër dhoma gjumi, gjashtë banjo, një dhomë verore, palestër private, dysheme të nxehta, nje pistë private për gara me kuaj dhe një kinema.

Rezidenca ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Puslinch dhe është një nga më luksozet në këtë vend.

TMZ raporton se kontrata nënshkruhet të hënën, kështu që Justin do të jetë në gjendje të zhvendoset atje shumë shpejt.

Lini nje pergjigje