Berisha: Ja shëndetësia e Kallam Dështakut dhe ndrikullës Manastirliu

0

Sistemi shëndetësor në Shqipëri është në ditët e tij më të këqija, pasi në rast se përplasesh dyerve të spitaleve atëherë duhet t’i lutesh ‘Zotit’ për shpëtim, sepse në spitalet tona shpëtim nu ka.

Janë të shumtë qytetarët shqiptarë të cilët ankohen çdo ditë për shërbimin spitalor, ku të sëmurë rëndë pasi përfundojnë në urgjencë degdisen korridoreve të pavioneve.

Ja denoncimi i bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku një qytetar tregon odisenë që është duke kaluar në spitalet tona.

Postimi i Berishës:

Kjo është shëndetësia e Kallam Dështakut dhe ndrikullës Manastirliu!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor. Jam nje qytetar kam sjell babin qe dje ne urgjence nga lezha drejt tiranes tek spitali nen tereza. na mbajten mbreme ne urgjence ndersa sot na kan nxjerr nga urgjenca edhe na kan lene ne korridorin e katit te katert. Ku eshte shendetesia ketu, ku jane spitalet edhe sherbimi per pacientet??!”

Lini nje pergjigje