Ai e dinte që do vdiste në shtator, 26-vjeçari e kishte njoftuar në këngën e tij

0

Vdekja e e reperit 26-vjeçar ditën e djeshme ka trishtuar mjaft fansa të tij në mbarë botën.

Loading...

TMZ tha:

Mac Miller u gjet mesditën e së premtes në dhomën e tij të gjumit, në luginën San Fernando, SHBA, dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.”
Miller dyshohet se ka vdekur nga mbidoza, pasi prej kohësh kishte shfaqur probleme me mbipërdorimin e substancave ilegale, por në një mesazh audio është regjistruar momenti kur i kërkon ndihmë një shokut të tij ku e përshkuan se mund të pësonte një arrest kardiak.

Ndërsa fansat e tij kanë sulmuar në Twitter këngëtaren Ariana Grande, duke e sulmuar atë për gjendjen e Miller.
Ariana Grande dhe Mac Miller kanë qenë në një marrëdhënie prej më shumë se dy vitesh, por që u ndanë këtë vit dhe pas një muaji këngëtarja prezantoi të dashurin e ri Pete Davidson, duke i shkaktuar edhe më shumë dhembje reperit tashmë të ndjerë.

Por, nuk përfundon me kaq kjo tragjedi.

Këtë korrik Miller ka publikuar këngën “Self care”/ “Vetë kujdes”, ku paraqitej i mbyllur në një arkivol prej të cilit arrin të dalë me forcat e fundit.

Madje, në një nga vargjet e këngës, ai duket sikur e paralajmëron vdekjen e tij në shtator, teksa shprehet:

I remember, yes, I remember, yes, I remember it all
Swear the height be too tall so like September I fall (down, down).”
Shqip:

Më kujtohet, po më kujtohet, më kujtohet gjithçka
betohem që lartësia do të jetë shumë e gjatë dhe ashtu si shtator unë bie poshtë (poshtë, poshtë).”

Loading...

Lini nje pergjigje