Vuçiç flet për resurset e Kosovës sikur të jenë të tijat

0

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar rreth vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosovë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se është e papranueshme që një president i një shteti fqinj të flasë për resurset natyrore të Kosovës si të ishin të tijat.

“Edhe përkundër deklaratave rrahagjokse të bartësve të institucioneve të Kosovës, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po e viziton veriun e Kosovës sipas agjendës së tij. Problemi nuk qëndron në faktin se një President i një vendi fqinj po e viziton vendin tonë, sepse në një logjikë normale ajo të ishte e natyrshme, ashtu siç do të ishte e natyrshme që Presidenti ynë të vizitojë Serbinë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa e ka quajtur të pranueshme që Vuçiç të flasë për resurset natyrore dhe tokën sikur të ishin të tij.

“Është e papranueshme që një president i një vendi fqinj të flet për resurset tona natyrore si të ishin të tijat dhe për tokën tonë si tokë të tij. Sa është e papranueshme që Presidenti ynë në mënyrë jo-kushtetuese, i kurthuar në grackat serbe dhe të atyre që ishin kundër pavarësisë së Kosovës, të shpreh pretendialsekanderme territoriale ndaj një vendi fqinj, sepse këtu gjen hapësirë sjellja e papranueshme dhe hegjemoniste e Vuçiçit”, ka theksuar Mustafa.

“Kosova ka territorin e saj, mbi të cilin e ka shpallur pavarësinë dhe ky territor nuk është i negocueshëm me askënd për aq sa nuk është e negocueshme pavarësia e Kosovës”, tha ai.

Lini nje pergjigje