Turp dhe faqe e zezë/ Reagon Vasili: “Djemtë e Kombëtares fitojnë, kryeministri humbës ju mbyll derën në Rinas”

0

Pas refuzimit të bërë nga protokolli i shtetit që djemtë e kombëtares shqiptare të përdornin seksionin VIP të Aeroportit të Rinasit ka reaguar në një shenim në faqen e tij në facebook edhe kryetari i grupit të LSI Petrit Vasili. “Turp.Turp.Turp dhe faqe e zezë, shkruan ai duke shtuar se, “ky Kryeminister, që bredh me çartera dhe del nga VIPI në Rinas për veten e tij, djemëve të Kombëtares jua mbyll derën në Rinas”.

Loading...

Ja shenimi tij i plotë në facbook:

Djemte e Kombetares fitojne, kryeministri humbes ju mbyll deren ne Rinas.

Kryeminister me te marrë Shqiperia s’do shohe kurre më.

Ky Kryeminister, qe bredh me çartera dhe del nga VIPI ne Rinas per veten e tij, djemve te Kombetares jua mbyll deren ne Rinas.

Ky humbes i madh,qe grabit dynjane dhe mbjell zi ngado del si efendi nga Rinasi,ndersa djemte e Kombetares,qe fituan dhe qene gezimi i vetem per shqiptaret,ky shkollepakui denon sepse fituan.

Turp.Turp.Turp dhe faqe e zeze.

Loading...

Lini nje pergjigje