Procesi i digjitalizimit/ Boçi: “AMA e madhe që ha TV-të e vogla”

0
136

Deputeti i Partisë Demokratike Luciano Boci me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar mbi procesin e digjitalizimit i cili sipas tij nuk është përfunduar, ndonëse afati përfundimtar ishte qershori i 2015.

Sipas Boçit gjithë vonesa për përfundimin e procesit ka ardhur për shkak të të synimeve favorizuese të qeverisë dhe monopolizuese të “të mëdhenjve” në dëm të “të vegjëlve”.

STATUSI I PLOTE: 

Kalimi në transmetime digjitale i TV-ve mbetet një objektiv i domosdoshëm dhe një kërkesë integruese e vazhdueshme.
Ndonëse afati përfundimtar ishte qershori i 2015, Shqipëria ende nuk e ka përfunduar digjitalizimin.
E gjitha ka ardhur për shkak të synimeve favorizuese të qeverisë dhe monopolizuese të “të mëdhenjve” në dëm të “të vegjëlve”
Ligji i medias mbetet një nga ligjet më të shkelura, krahas Kushtetutës, brenda hapësirës zbatuese të tij.
AMA, institucioni kontrollues e rregullues, vazhdon të jetë një “pisqollë me mulli” në duart e qeverisë dhe të grupeve klienteliste.
Vendimet e saj, të orientuara e antiligjore, kanë prishur çdo ekuilibër dhe kanë krjuar një situatë monopol, duke prekur rëndë lirinë e medias dhe vënien e saj në shërbim të qeverisë.
Vendimi që pret të ekzekutohet nga AMA në datën 10, është në këtë linjë.
Ndonëse “i sheqerosur” ai penalizon, falimenton dhe ekzekuton TV lokale, që sot ende kanë në përdorim një bandë analoge.
Pasi nuk ju dha e drejta sipas ligjit, që TV lokale të kishin rrjetin e tyre frekuencor, një pjesë e madhe e tyre e gjejnë veten sot dhe jashtë dekoderit universal për shkak të manipulimeve.
Ndërkohë tarifa e mbartjes së tyre drejt RTSH nuk bëhet sipas ligjit në kosto, por mbi kosto, shpesh të papërballueshme.
Shoqata e TV lokale ka kërkuar shtyrjen e afatit të fikjes së sinjalit deri në fund të 2018 dhe kërkesa e tyre është legjitime.
Por në këtë pikë AMA nuk pyet. Është e kapur prej veshi dhe prej fyti prej padronëve të vërtetë.
Mbyllja e TV lokale do jetë një veprim me pasoja të rënda për lirinë e medias dhe informimin e qytetarëve, si media më afër problematikës së tyre të përditshme dhe element shumë thelbësor i demokracisë.
AMA nuk mund të justifikohet objektivin e digjitalizimit që tash tre vite e ka shpërfillur dhe shpërdoruar për interesat dhe axhendat politike të qeverisë e klientëve të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here