Përleshja me grushta me Nicki Minaj, Cardi B zbulon të vërtetën

0

Zënka mes dy repereve më famë botërore, Cardi B dhe Nicki Minaj po bën xhiron e rrjetit. Cardi B ishte ajo që reagoi ashpër ndaj Minaj, duke e gjuatur këtë të fundit me këpucë. Pas mbrëmjes në të cilën të dyja ishin të ftuara, Cardi B u shfaq e dëmtuar në pjesën e ballit.

Loading...

Duke qenë se zënka e tyre shkaktoi shumë bujë, Cardi B nuk ngurroi të shpejngonte si qëndronte e vërteta. Me anë të një deklarate të gjatë në ‘Instagram’, reperja i adresohet Nicki Minaj, por në asnjë moment nuk përdorë emrin e saj.

Cardi B thotë se Nicki ka folur shpesh kundër saj dhe kërcënonte kolegët e tjerë që të mos bashkëpunonin me të. Megjithatë duket se më së shumti, Cardi B është mërzitur kur reperja tjetër i ka përmendur vajzën e saj dhe aftësitë si nënë.

Duket se reperja nuk mund të durojë të flitet për vogëlushen e saj dhe prandaj është hedhur në “sulm” ndaj Minaj. Zënka mes dy artisteve nuk pritej, duke qenë se pak kohë më parë të dyja u fotografuan, duke buzëqeshur dhe folur me njëra-tjetrën.

Image

Loading...

Lini nje pergjigje