Nga Dua tek Luana: 7 VIP-et shqiptare që shkëlqyen me këtë fustan

0

Loading...

Pasi u nominua në 5 çmime të rëndësishme në “BRIT Awards”, Dua mahniti tapetin e kuq duke veshur një fustan rozë prej princeshe nga stilisti italian Giambatissta Valli. Teksa luante me poza ndërkohë që fotografohej në tapetin e kuq, siç ju kujtohet Dua mbante në dorë një trëndafil të bardhë, simbol i mbështetjes së fushatës kundër abuzimeve seksuale, #Time’sUp.

 

Fustanin rozë prej princeshe, ajo e kombinoi me një palë sandale të zeza që shkonin në mënyrë perfekte me fjongon e zezë në bel.

Megjithatë, 23-vjeçarja nuk ishte e vetmja që mrekulloi tapetin e “BRITS Awards”, pasi edhe Rita Ora nuk mbetej pas. Edhe pse jo 100% njësoj, të dyja gati sa nuk veshën të njëjtin fustan.

Rita dhe fustani i saj i bardhë me pupla nga Rulph&Russo dukeshin sikur sapo kishin dalë nga një botë përrallash.

Nata magjike që Elvana Gjata dhuroi gjatë koncertit të mbajtur në Prishtinë më datë 14 korrik, u shoqërua po ashtu nga një fustan po aq magjik.

I njohur për punët e tij fantastike, stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti nuk zhgënjeu as këtë herë, gjë për të cilën Elvana s’nguroi ta falenderonte publikisht: “Faleminderit për këtë fustan ëndrrash”.

Detaje të ngjashme dyshja i zgjodhi edhe në koncertet e tjera të Elvanës, pamja e së cilës përputhej në harmoni me performacën e shoqëruar me koreografi.

Miriam Cani gjithashtu preferoi që gjatë koncertit të dytë recital të Alban Skënderajt, “Hapësira e një ëndrre”, të paraqitej në skenë me një fustan tipik princeshash, që shoqërohej nga detajet e tylit dhe thekëve, të theksuara në pjesën e supeve.

Vazhdojmë tani me Manjola Nallbanin dhe fustanin e saj në nuancat e ngjyrës vjollcë dhe blu. Këngëtarja zgjodhi një look të tillë për të qenë pjesë e jurisë së “Miss Universe Albania 2018”.

Duke eleminuar pjesën e fryrjes, Xhemi Shehu preferoi pak a shumë të njëjtin stil për në dasmën e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços të mbajtur pranë liqenit të Como-s, Itali. Moderatorja qëndroi tek ngjyra rozë pudër, grimi minimalist dhe flokët e stiluar thjesht.

Përfundojmë me Luana Vjollcën që për setin fotografik të realizuar mbi intervistën“The unstoppable Luana” për “Star People”, zgjodhi pak a shumë një veshje të ngjashme.

Fustani madhështor në ngjyrën e verdhë të ndezur, ia la vendin një tjetri në ngjyrë të bardhë.

Loading...

Lini nje pergjigje