Ja si të eliminoni puçrrat në fytyrë

0

Mund të tingëllojë e çuditshme, por është tërësisht efektive.  Bananet janë një frut i bukur, që mund të bëjë të ndiheni të ngopur mjaftueshëm. Përveç cilësive të shumta dhe ndikimeve pozitive në shëndet, bananet mund të përdoren edhe si trajtues për lëkurën.

Përdorni një lëkurë bananeje organike që është e verdhë me njolla të errëta, por jo një banane të pjekur më tepër se ç’duhet apo me lëkurë jeshile. Me pjesën e bardhë brenda bananes fërkoni zonën e prekur nga puçrrat të lëkurës suaj dhe lëreni mbi lëkurë për 2 orë. ?

Fërkoni përsëri fytyrën në zonën e prekur me lëkurën e nxirë dhe mos i lani mbetjet e saj. Mundësisht lëreni të veprojë kështu mbi lëkurë përgjatë gjithë natës. Mund të vazhdoni përdorimin e lëkurës së bananen një herë në ditë derisa puçrrat në fytyrë të zhduken ose të vëreni ndryshim.

Duhet të vëreni rezultatet. Nëse ky trajtim nuk i pakëson aknet, konsultohuni me mjekun. Lëkurët e bananes përmbajnë luteinë, një antioksidant, një karotenoid i lidhur me vitaminën A. Këto veti do të ndihmojë në uljen e inflamacionit.

Edhe pse diçka e tillë nuk është vërtetuar klinikisht, diçka e tillë funksionon dhe me shumë gjasë, mëngjesin tjetër nuk do të keni asnjë puçërr në fytyrë.

Çdo lëkurë është e ndryshme, por ia vlen ta provoni. Në fund të fundit nuk humbisni asgjë, apo jo?!

Lini nje pergjigje