As Majlinda Zeka, as Melita Nushi! Majk kapet me të dashurën e re

0

Një fotografi e këngëtari Majk dhe ish të dashurës së tij Majlindës, e cila u lëshua këto ditë në rrjete sociale, ishte në krye të mediave rozë, për shkak të një ribashkimi të mundshëm pasi çifti ka edhe një djalë bashkë – Roanin.

Image

Por, Majk dhe Majlinda në fakt nuk janë bashkë, dhe arsyeja e takimit mund të ketë qenë djali i tyre.

Këngëtari sot është parë në Tiranë në zonën e ish-bllokut.

Majk është kapur nën shoqërinë e një vajze tjetër e cila nuk është as Majlinda e as e dashura e tij e fundit, Melita Nushi, me të cilën artisti ishte në lidhje disa muaj.

Por zbulohet se femra e cila po e shoqëronte Majkin është modelja kosovare Xhuli Nura.

Ky imazh vërteton se këngëtari është ndarë edhe nga Melita dhe nuk ka të bëjë me asnjë ribashkim me Majlindën.

ImageImage

 

Lini nje pergjigje