Përshtypjet e mërgimtarve për ditë qëndrimet në Shqipëri: Brenga dhe…

0

Para se të largohen për në vendet e tyre të punës, përshtypjet e mërgimtarve për ditëqëndrimet në Shqipëri janë të mbushura plot me brenga. Ata vijnë të takojnë familjarët e tyre të heqin mallin e t’i shikojnë nga afër.

Loading...

Por ardhja, qëndrimi dhe ikja u krijojnë shumë brenga për atë çfarë presin nga atdheu i tyre. Ata thonë se erdhën për të kaluar pushimet pranë të dashurve të tyre por kthehen shumë të zhgënjyer nga vendlindje.

Duke nisur nga porti i Durrësit ku shkelën pasi zbritën nga tragetet, nëpër administrata, por edhe në kthim janë përballur me shumë burokraci.

Çmimet e larta të biletave të trageteve i kanë bërë ata që të jenë shumë të kursyer me shpenzimet për pushime, ndërsa  çmimet kanë qenë në rritje për udhëtimet në sezonin veror.

Kompanitë e transportit ajror i rritën çmimet tre herë më shumë për sezonin veror e po me të njëjtën ritëm edhe agjensitë e lundrimit.

 

Loading...

Lini nje pergjigje